|
Informim nga KBI
Kush është instutucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës? Bashkësia islame e Kosovës(BIK) është bashkësi e vetme dhe unike islame e të gjithë pjestarve te besimit Islam të Kosovës dhe atyre me qëndrim në Botën e Jashtme ku jetojnë ata. Kush është Këshilli I Bashkësisë Islame? Këshilli I Bashëkësise Islame është organ themelor I Bashkësisë Islame në teritorin e vet,është present në të gjitha Komunat e Kosovës. Cilat janë të drejtat e pjestarve te Bahkesisë Islame? Pjestarët e fesë Islame kanë të drejtë: -Të kryejnë detyrat fetare dhe të marrin njohuri fetare në entet dhe instutucionet fetare të BI-së. -Të marrin pjesë në aktivitetet e hapura të BI-së. -Të zgjedhin organet e BI-së dhe të zgjidhen në to. -Të kërkojnë ndihmën e organve të BI-së për mbojtjen e të drejtave të tyre fetare.
Cilat janë detyrimet e pjestarëve të Bashkësisë Islame? Pjëstarët e Bashkësisë Islame janë te detyruar: -Të mbojnë vlerat Islame.-T’u përmbahet rregullave dhe traditave Islame. -Të ruajnë autoritetin,interesat dhe unitetin e BI-së.-T’u përmbahet kushtetutës ,rregullave dhe vendimeve të organeve të BI-së. -Të mbështetin moralisht e materialisht BI-në duke dhënë kontributin e tyre si:Anëtarsinë,Vitrat dhe Zekatin. Çka nënkupton Anëtarësia? Anëtarësia është kontributi vjetor I pjestarit të Bashkësisë Islame pa marr parasyshë moshën dhe gjininë. Kush lirohet nga shënja e Anëtarsisë? Lirohet nga kjo dhënie vetëm rastet sociale. Si paguhet ajo? -Antarësia mund të kryhet në qfardo kohe Brenda vitit.-Preferohet të ipet në fillim të vitit. -Mund t’I paguhet inkasantit të autorizuar gjatë vizitës së tij,apo drejtperdrejt ne zyret e Këshillit të Bashkesisë Islame. -Në rast të realizimit të antarësisë 50% në nivel të këshillit,sherbimet ndaj qytetarëve kryhen falas. Çka kontribohet përmes saj? -Ndërtimin dhe mirëmbajtja e xhamive dhe objekteve tjera të KBI-së.-Të ardhurat e imamëve të KBI-së. -Zhvillimi I mësim-besimit për femijë.-Përkrahjae instutucionve arsimore islame(medreseve dhe Fakultetit të Studimeve Islame). -Themelimi dhe mirëmbajtja e instutucionve për kulturën dhe shkencën islame.-Themelimin dhe veprimin e enteve bamirëse dhe humanitare. -Krijimin dhe mirëmbajtjen e pronës së Bashkesisë Islame . -Financimi I veprimtarisë botuese islame. -Ndihma e skamnorëve,jetimëve,tasteve sociale,invalidëve të luftës,të pa strëhëvë etj. Pergatiti:Xheladin Fazliu |