I VDEKURI

Me emrin e All- llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Allahu xh.sh. thotë:

"Çdo qenie e gjallë do të shijojë vdekjen! Dhe vetëm në ditën e kiametit do të fitoni në tërësi pagat tuaja.
Kush do të jetë i larguar nga sjarri dhe i futur në xhennet ai ka arritur sukses , sepse jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër,veÇse kënaqësi mashtruese"

Ndërsa , Pejgamberi a.s. në një hadith të transmetuar nga Muadhi r.a thotë:"Ai që fjala e tij e fundit në këtë botë është: "LA ILAHE IL-LALL-LLAH" (Nuk ka zot tjetër,përveq Allahut xh.sh.) do të hyjë në Xhennet".
I vdekur, quhet ai njeri që nga trupi i tij ka dalur shpirti.

Nga ky definicion kuptojmë se qenësia e tij nuk përbëhet vetëm prej nevojave fizike, psikologjike, të cilat tek ai reflektohen.
Por njeriu përbëhet nga dy pjesë: një pjesë e tij është e lidhur për kohën dhe zhduket me të. Kjo pjesë e tij me kohën bëhet, rritet dhe vjetërohet, e ky është trupi.Pjesa e dytë e kësaj të vërtete , është jashtë kohës.

Kjo pjesë e dytë as nuk vjetërohet as nuk zhduket,nuk rritet ,por ajo pjesë e ruan vecantinë e vet,mbetet e gjallë në jetën e saj të veqantë,në kohë të pacaktuar.Kjo pjesë e dytë te njeriu quhet shpirtë.
Sipas hadithit të lartpërmendur është mirë që të sëmurit që është në castet e fundit të jetës t'ia përkujtojmë fjalën " LA ILAHE IL-LALL-LLAH" po nëse nuk e thotë , është e arsyeshme ngase sëmundja është faktor që pengon shprehjen e nevojshme.

Në momentin  kur vërtetohet vdekja e njeriuty , duhet t'i mbyllen sytë , pastaj ia lidhim kokën me ndonjë bez,gjithashtu ia mbyllim gojën të mos i mbetet e hapur. Duart ia palojmë anash për trupi ,këmbët ia shtrijmë, pastaj ia mbulojmë me ndonjë rrobë (qarqaf).
Transmetohet nga aishja r.a.: "Ka ardhur Ebu Bekri r.a. në dhomë e ka shikuar Pejgamberi a.s. dhe ai ka qenë i mbuluar, pastaj e zbuloi fytyrën e tij dhe e ka përqafuar.
Afër të vdekurit lejohen duatë,nëse duaja është: Bismilahi ve ala mil-leti resulilahi s.a.v.s ( Në emër të Zotit, në fenë e Zotit,në popullin dhe në synetin e Muhammedit a.s.) O Zoti ynë ! Lehtësoja punët atij,lehtësoja atë që ta pasojë, duke shkuar dhe ato që i ka kryer.Ndërsa,ndalohet leximi i Kur'anit afër xhenazes derisa ajo të pastrohet.

( Idriz Xhigoli )
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Lajme

Urimi i Myftiut për Ramazan
Lexoni pėrmbajtjen...
 

Edukata fetare në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë

Lexoni pėrmbajtjen...
 

Dituria Islame

Takvimi 2009

Kush ėshte nė linjė

Momentalisht janė 16 vizitorė online
mod_vvisit_counterSot27
mod_vvisit_counterDje16
mod_vvisit_counterKėtė javė43
mod_vvisit_counterKėtė muaj133
mod_vvisit_counterGjithsej11897
Punuar dhe Mirmbajtur nga Valon Sijarina © 2009 www.Kbislame-Pr.com