|
Lajmėrimi i familjes(farefisit)pėr vdekjen e anėtarit tė tyre |
Me emrin e All- llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
-Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se: "Pejgamberi s.a.v.s i kumtoi opinionit vdekjen e Nexhashiut, atë ditë kur ai vdiq. Doli në Musal-la (vend në Medine ku falen xhenazet),i bëri rresht (saf) as-habët dhe mori katër tekbire
Pejgamberi a.s,i kushtoi rëndësi të madhe lajmërimit për vdekjen e Nexhashiut r.a.Xhibrili ka zbritur me urdhërin e Zotit xh.sh dhe e ka lajmëruar Pejgamberin a.s për vdekjen e Nexhashiut,se ai ka vdekur në vendin e vet.
Nexhashiu ka qenë një njeri i respektuar te muslimanët dhe muhaxhirët e parë , kur ata nga torturat e kurejshëve u shpërngulën në Abisini.Ai ishte njeriu mbreti,që i pranoi në shtetin e vet , për ti mbrojtur nga zullumqarët kurejsh.
Pra,edhe pse zhenazja nuk ishte e pranishme,Pejgamberit a.s për respektin,që kishte ndaj Nexhashiut, i urdhëroi muslimanët që të falnin xhenazen dhe të bënin lutje për të . Disa dijetarë lajmërimin publik të vdekjes së dikujt e shohin si mekruh, njëri nga këta dijetarë është edhe Ibn Hibban.
Ebu Hanifja thothë: Nuk ks gjë të keqe nëse lajmërimi bëhet në mënyrë individuale për miqtë dhe dashamirërt e të vdekurit . Dijetarët e vonshëm islamë , lejojnë që lajmërimi poër vdekje të bëhet rrugëve ose nga minaretë,ngase kjo është metodë më e lehtë për të tubuar njerëzit.
Mirëpo nuk lejohet të bëhet lutje në temxhid-sal-la apo dië tjetër përveq se: ka vdekur Filani dhe varrimi do të bëhet në orën e caktuar.
Gjithashtu nga hadithi i lartpërmendur kuptojmë se : =Xhenazja mund të falet në atë vend,ku falet namazi i bajramit(musal-la) -Namazi i xhenazes i ka katër tekbire. -Është me rëndësi të madhe nëse xhenazen e falin xhemat i shumtë.
( Idriz Xhigoli ) |